GJAHTARI

LAJM

ARMET DHE LIGJI PER AREMET DHE GJUETIN

Posted by GJAHTARI on March 12, 2010 at 3:09 AM

ARMET DHE LIGJI PER AREMET DHE GJUETIN

Categories: None

Post a Comment

Oops!

Oops, you forgot something.

Oops!

The words you entered did not match the given text. Please try again.

Already a member? Sign In

2 Comments

Reply GJAHTARI
3:11 AM on March 12, 2010 
09:44 AM on February 19, 2010
Shteti rrit kontrollin, armėt ilegale nėn ombrellėn e ligjit
Rreth 400 mijė armė qė ndodhen nė Kosovė do tė futen nėn kontroll tė shtetit me hyrjen nė fuqi tė dy udhėzimeve administrative, tė cilat po pėrgatiten nga Ministria e Punėve tė Brendshme 2 Shkurt, 2010
E drejta pėr tė mbajtur armė legale sė shpejti nuk do tė jetė e rezervuar vetėm pėr zyrtarėt, politikanėt dhe biznesmenėt e kėrcėnuar. Ministria e Punėve tė Brendshme ėshtė duke hartuar udhėzimet administrative me tė cilat do tė bėhet e mundur aplikimi i Ligjit pėr armėt, zbatimi i tė cilit pretendohet tė jetė mundėsi e mirė pėr tė futur nėn ombrellėn ligjore njė pjesė tė armėve ilegale, tė cilat janė nė duar tė qytetarėve.

Kush ka drejtė tė blejė armė?
Fisnik Rexhepi, kėshilltari i ministrit tė Punėve tė Brendshme, ka thėnė pėr ?Kosova Sot? se kjo ministri tani pėr tani ėshtė nė finalizim tė udhėzimeve administrative qė kanė tė bėjnė me ligjin, si dhe organizimin e njė kampanje informuese pėr qytetarėt lidhur me ligjin e ri, i cili sipas Rexhepit rregullon kushtet pėr blerje, posedim, mbajtje, ruajtje, prodhim, shitjen etj..., tė armėve nė Kosovė, si dhe eksportimin e tyre nga Kosova.
Hulumtimet e shumta tė organizatave ndėrkombėtare kanė vlerėsuar pėr njė sasi tė madhe tė armėve ilegale, tė cilat ndodhen nė duart e qytetarėve tė vendit.
Nė vendin tonė llogaritet tė jenė mbi 400 armė ilegale tė cilat mbahen nė kundėrshtim me ligjin, pėrderisa shifra e armėve tė legalizuara ėshtė shumė nė disproporcion me armėt ilegale. Janė rreth 300 armė zjarri tė cilat janė duke u mbajtur nga personat e rrezikuar si dhe rreth 40 mijė copė pushkė tė gjuetisė, tė cilat janė tė dedikuara vetėm pėr gjueti. Legjislacioni i deritanishėm u ka pamundėsuar qytetarėve tė Kosovės tė kenė armė legale, gjė e cila ka bėrė qė tė ketė shumė armė tė palegalizuara. Hyrja nė fuqi e Ligjit pėr armėt do t?i hapė rrugė legalizimit tė armėve nė vend.
Armė mund tė marrė shumėkush
Zyrtarėt e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme nuk kanė pėrcaktuar me saktėsi kohėn kur do tė jepet leja e parė, mirėpo sipas kėtyre zyrtarėve ata tė cilėt posedojnė armė janė tė parėt tė cilėt do tė jenė mė tė favorizuarit pėr ta vazhduar lejen pėr armė, pėrderisa ligji ka paraparė njė kategori mjaft tė gjerė tė qytetarėve tė cilėt do tė kenė tė drejtė pėr armė.
Sipas Fisnik Rexhepit, tė parėt qė do tė pajisen me leje pėr armė janė ata qė aktualisht posedojnė armė, mirėpo sipas Rexhepit edhe kėta qytetarė do t?i nėnshtrohen proceduarave qe i pėrcakton ligji pėr armė.
Ndryshe, nga rregullativat e mėhershme, ku pėr tė pasur njė leje arme nė Kosovė ėshtė dashur tė jesh i rrezikuar, i kėrcėnuar apo person me rėndėsi, ligji i ri ka rritur kategoritė e personave qė mund tė kenė armė.
Sipas ligjit, tė drejtė pėr armė kanė tė gjithė ata qė kanė mbi 21 vjet, kanė aftėsi fizike dhe psikike dhe janė aftė tė posedojnė apo mbajnė armė zjarri, dhe nuk paraqesin rrezik pėr rendin publik. Ligji gjithashtu ka paraparė njė test tė aftėsive pėr ta pėrdorur armėn si dhe atė qė personi qė kėrkon leje tė mos jetė nėn hetime apo tė jetė i ndjekur penalisht.
Kosova, me dyqane pėr blerjen e armėve
Problematika e armėve nė vend ka pasur edhe njė problem tjetėr. Nė vendin tonė nuk ka njė dyqan legal tė armėve, fakt ky, i cili ka bėrė qė tė gjithė ata tė cilėt kanė pasur nevojė pėr njė armė tė legalizuar e qė nė raste tė caktuara janė edhe prokurorėt dhe gjyqtarėt janė obliguar qė armėn ta blejnė nė treg tė zi e mė pas tė kėrkojnė leje nga ana e organeve kompetente pėr ta pasur kėtė armė.
Sipas kėshilltarit Rexhepi, me ligjin e ri ėshtė duke u futur nėn kontroll edhe shitja dhe blerja e armėve. ?Nė bazė tė Ligjit pėr armėt do tė ketė dyqane tė specializuara pėr armėt?, thotė Rexhepi. Duke shtuar se tani ministria ėshtė duke hartuar njė udhėzim administrative me tė cilin do tė rregullohet konkretisht se kur dhe si do tė hapen dyqanet e kėtilla.
Reply Dimi
9:05 AM on December 12, 2013 
Ku mundem me kerku une pushken e gjuetis qe ma kan marr shkit gjat vitev 90-ta i posedoj te gjitha dokumentat e saj, me kan than se gjindet brenda kosove nuk esht ne serbi une i pari kom gjujt me at pushk domethan si une jam perdoruesi i par i saj, nese kishi mujt mem drejtu dikun ku mundem me kerku kisha me jau dit shum per Faliminers pres pergjigje me mundesit e juja